Mali Sharr park nacional – vendim historik

Inciativa për shpalljen kombëtare të Malit Sharr ka patur që nga vitet e 90 por zyrtarisht ka filluar që nga viti 2011, sipas Metin Muaremit këto vite kanë qenë me shumë peripeci, por sfidë sipas tij do të jetë procesi i punës pas shpalljes Park Kombëtar.

METIN MUHAREMI – ORGANIZATA CED

“Benifitet janë të shumta duke filluar nga ajo se tani janë pra i gjithë rajoni do të menaxhohet nga një trup në të cilën do të ketë biologë do të ketë ekologë, natyralist si dhe do të ketë njerëz të cilët do të kujdesen për natyrën, pra ky menaxhim i integruar, pra mbrojtje e tërësishme e këtij rajonit si dhe bashkëpunimin kufitar”.

Ndryshe, Mali Sharr për disa dekada është përballur me shpyllëzim, gjuetinë pa leje si dhe zgjerimin e ndërtimeve. Ndërkaq me shpalljen e Malit Sharrë park nacional konsiderohet si një vendim historik si dhe një ndër vendimet më transparente të marra për sjelljen e ndonjë ligji në RMV. /tetova1/