Maliqi: BDl-ja të kërkoj falje për dështimet, pastaj kryeministër shqiptar

Derisa BDI-ja vazhdon përmes formave të ndryshme fushatën për kryeministrin shqiptar, nga ana tjetër në opinion ka zëra që thonë se nuk është hera e parë që kjo parti del me ide të tilla ndërsa këtë të fundit e shohin si kopje të asaj të PDSH-së në vitin 2014, e cila për këto zgjedhje ka dalë me moton Menduh Thaçi për zv/kryeministër shqiptar. Profesori Nazmi Maliqi thotë se BDI-ja para se të kërkoj kryeministër shqiptar duhet t’iu kërkojë falje shqiptarëve për dëmet që iu ka shkaktuar me politikat e mbrapshta në 18 vitet e qeverisjes së saj.

Së pari duhet t’i kërkojë falje popullit shqiptar për boshatisjen, pse po ndodhë boshatisja e tokave tona dhe mandej të kërkohet kryeministri, sepse kryeministri ka kuptim kur mbështetet në projekte! Paramendoni po na boshatisen trojet shqiptare në Maqedoni, na mbyllen shkollat në shumë vende, pakësohet numri i nxënësve, i studentëve. Ky projekt është shumë më i rëndësishëm sesa projekti që ka të bëjë me atë se kush do të jetë kryeministër – deklaroi Nazmi Maliqi, Profesor universitar.

Reklame

Fushata për kryeministër shqiptar sipas Maliqit, është e pakuptimtë, patriotizëm i rrejshëm, populizëm, mungesë programi dhe kulture politike.

Konkurrenca ndër-partiake brenda-shqiptare nuk po zhvillohet në korniza të qarta, gjithnjë me demagogji, me thirrje të çuditshme ndoshta edhe “patriotike”. Nuk shkohet në zgjedhje me një moto për kryeministër shqiptar, por shkohet me projekte të caktuara që i japin kuptim partive politike por i japin kuptim edhe kryeministrit të ardhshëm! -tha Nazmi Maliqi, Profesor universitar.

Derisa BDI-ja këtë ide e vlerëson si kombëtare e mbipartiake për realizimin e së cilës thotë se tani është momenti, partitë opozitare dhe njohës të çështjeve politike thonë se një ide e tillë duhej të vinte në shprehje sikur BDI-ja së pari të zgjidhte çështjen e gjuhës që ende ka mbetur zvarrë, pastaj çështjen e përdorimit të flamurit, depolizimin e administratës dhe të sistemit arsimor e shumë çështje tjera. Madje ato rikujtojnë partinë se Ahmetit se kërkon kryeministër ndërkohë që për më shumë se dhjetë vite nuk arritur të hap një pikë kufitare apo iu deshën dhjetë vite të zytrtarizoj tre emra shkollash.