Malisheva e mundi koronavirusin, tani po ballafaqohet me rriqrat

Advertisment

Komuna e Malishevës është njëra ndër komunat e para në Kosovë që është ballafaquar me koronavirusin, por tani kjo komunë nuk ka asnjë rast aktiv.

I pari i Malishevës, Ragib Begaj ka thënë për Gazetën Sinjali se për më shumë se një muaj nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus.

Reklame

Ai ka theksuar se tani janë duke u përballur me rriqrat, pasi janë mbi 700 persona të pickuar, por gjendja e tyre është e mirë.

“Më tepër se një muaj i ka që nuk kemi raste, por të gjithë janë të shëruar. Mbi 700 persona janë të pickuar nga rriqrat, gjendja e tyre është e mirë. Fatmirësisht asnjëri nuk është në rrezik për jetë”, ka thënë Ragib Begaj për Gazetën Sinjali.

Komuna e Malishevës ka bërë dezinfektimin e fshatrave për t’u mbrojtur nga pickimi i rriqrave.