Man United i hyn garës për ta marrë Messin pa asnjë cent

BARCELONA, SPAIN - MARCH 13: Lionel Messi of Barcelona celebrates scores his team's first goal from a penalty during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between FC Barcelona and Olympique Lyonnais at Nou Camp on March 13, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
Advertisment

Pas grindjes së hapur me Eric Abidalin, Lionel Messi mund të aktivizojë klauzolën në kontratë për t’u larguar që në muajin maj nga Barcelona.

“Krejt çka Messi mund të bëj nëse dëshiron largimin nga Barcelona është që të na njoftojë në muajin maj,” kishte thënë Abidal në intervistën famëkeqe që rriti kaosin në klubin katalunas.

Reklame

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” tashmë po kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane e joevropiane.

The Sun shkruan për Manchester Unitedin, klub i cili mund ta transferojë atë pa asnjë para në muajt e verës duke shfrytëzuar klauzolën e Messit, përkthen Periskopi.

Po ashtu, një ribashkim me Pep Guardiolan te Manchester Cityn përflitet shumë.

Në mes të muajit janar, Barcelona kishte vendosur që ta shkarkonte Ernesto Valverden edhe pse klubi ndodhej në vend të parë në La Liga dhe ishte kualifikuar në 1/8-n e finales së Ligës së Kampionëve.

Që prej atëherë, me ardhjen e Quique Setien, gjigantët katalanas kanë dëftyer problemet e tyre dhe kanë rrëshqitur në vendin e dytë në ligë prapa Real Madridit.

Janë edhe 18 muaj kohë në kontratën e Lionel Messit në Camp Nou, por ekziston edhe klauzola e çuditshme që i lejon atij largimin qysh pas disa muajsh, pa marrë asgjë në këmbim nga klubi.

Messi paguhet nga 1 milion euro në javë për qëndrimin e tij te Barcelona. /Periskopi