Manchester City jashtë Champions? Ja përse…

29
BRIGHTON, ENGLAND - MAY 12: Vincent Kompany of Manchester City lifts the Premier League Trophy after winning the title during the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Manchester City at American Express Community Stadium on May 12, 2019 in Brighton, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Manchester City ka fituar titullin e dytë radhazi të Premier League, por një ditë pas triumfit entuziazmi është shuar nga një lajm që mbërrin nga New York Times: Kampionët e Anglisë mund të qëndrojnë një vit jashtë Ligës së Kampioneve për shkak të shkeljeve të Fair Play Financiar. Rregullat duket se janë anashkaluar nëpërmjet një sistemi me shoqëri në parajsat fiskale në Cayman.

Faktet datojnë në vitin 2014, kur të hyrat nga kontratat e sponsorizimit ishin “të fryra”: Qytetarët kishin rënë dakord në atë kohë që të paguanin një gjobë prej 49 milionë eurosh. “The Guardian” në dhjetor kishte folur për bllokimin e merkatos për një sesion, por situata duket më serioze dhe tashmë këtë javë investitorët mund të depozitojnë kërkesën për përjashtim nga kupat. Kështu ndodhi edhe me Galatasarajn në vitin 2016.