Nga MCity tregojn shumën që do ti ofrojn Messit

Kontrata pesë vjeçare që do i ofrohej argjentinasit në vlerë prej 700 milionë eurosh, tani është zbritur nga krerët e Cityt në 500 milionë.

Manchester City ka zbritur shumën e parave që do t’i ofronte Lionel Messi-t për pesë vite, raporton “The Sun”.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Skuadra angleze shpreson që t’i bashkojë dyshen Pep Guardiola dhe Messi, pasi ky i fundit do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Në fillim, krerët e Cityt ishin të gatshëm t’i ofronin kontratë në vlerë prej 700 milionë eurosh, por tani raportohet se për shkak të problemeve financiare që ka shkaktuar pandemia Covid-19,

 

“Qytetasit” do të jenë në gjendje të paguajnë argjentinasin jo më shumë se 500 milionë euro.