Mangësit e Marrëveshjes së Ohrit !

Advertisment

Shkruan: Ilirijan Arifi

Consesusi politik dhe gjithashtu multietnik akoma pa nje zgjidhje.

Reklame

Një pikë kyce e Marrëveshjes së Ohrit e cila është artikuluar shpesh dhe me një mbështetje të madhe është shumica e dyfishtë në procesin e vendimarrjes në Kuvend dhe Komuna. Ky sistem ,që në Maqedoni njihet edhe si shumicë e Badenterit, kërkon shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, si dhe shumicën e votave të deputetëve që deklarohen si pjesëtarë të bashkësive-pakicë( shqiptarë dhe të tjerë jo maqedonas). Në nëntor të vitit 2001 ndryshimet kushtetuese që percaktohen me Marreveshjen e Ohrit e shqyrtojnë si të domosdoshëm pajtimin e deputetëve te grupeve etnike jo shumicë për ndryshime ne disa fusha te legjislativit:

Kultura ,Përdorimi i gjuhëve ,Arsimi ,Pushtet lokal ,Perdorimi i flamurit ,Stema

Mbi parimin e Badinterit pakicës maqedonease i lejohet të bllokoje vendime te caktuara në komunë edhe pse janë pakicë, pasi votimi me shumicë të dyfishtë kërkon shumicën e votave të këshilltarëve komunalë dhe shumicën e përfaqësuesve të bashkësive më të vogla. Mbi bazën e këtij segmenti Marrëveshja e Ohrit mbron status quon përsa i përket emertimit të shkollave dhe rrugëve. Në qytetet me shumicë Shqiptare duhet patjetër dhe vota e këshilltarëve maqedonas per emërtimin e një rruge ose shkolle. Meqe maqedonasit refuzojnë dhe nepermjet parimit te Badinterit kane te drejte si pakice te bllokojne vendimet e shumices shqiptare ne qytetet si Tetova, Gostivari, Kërcova, Dibra ,Struga dhe Çairi ne Shkup per sa i perket emertimit te rrugeve dhe shkollave me emra te personaliteteve shqiptare.Pavarësisht se qytetet me shumicë shqipëtare si:

Tetova(70%),Gostivari(67%),Dibër(58%),Strugë(57%),Kërcovë(55%) si dhe Kumanova dhe Shkupi që përbëjne dhe grupin e dytë më të madh etnik në Maqedoninë e Veriut ata nuk merren parasysh për plotësimin e kërkesave të tyre themeltare sic janë emërtimi i rrugëve dhe emërtimi i shkollave. Pala maqedonase vendos pa u konsultuar me palën shqiptare dhe rrjedhimisht me Marrëveshjen e Ohrit ne u japim të drejtë edhe si pakicë që janë ne qytetet me shumicë shqiptare që te mbrojnë emrat që janë vendosur që në kohën e komunizmit.Derisa kjo çështje të zgjidhet nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, dokumentet e tyre edhe më tej vazhdojnë ti marrin me emrat Mosha Pijade, Kiril Pejçinoviç, Nikolla Shtejn, apo Gjoçe Stojçevski.

Krahas emrave komunist që mbajnë shkollat e mesme në qytetin e Tetovës kemi dhe emrat e rrugëve qe janë kryesisht emra te personaliteteve që lidhen me kohën e komunizmit ose emra te përvetshëm me histori te hidhur ndaj popullsisë shqiptare, emra te cilët sjellin një frymë urrejtje në masën e popullsisë shqiptare ne Tetovë e cila sic e theksova përbën 70% te popullsisë të këtij qyteti. Këto emra duhet të ishin ndërruar me kohë ama nuk janë ndërruar akoma. Shqiptarët ecin në rrugët e qytetit të Tetovës në rrugë me emra si: Marshall Tito,Bllagoja Toska,Goce Simovski,Partizanska Odredi,Boris Kidric,Andrea Ristoski etj.

Duhen marrë vendime te menjëhershme nga të gjitha palët për zgjidhjen e këtij problemi te stërzgjatur për tmos e kthyer atë ne konflikt midis etnive në Maqedoninë e Veriut dhe për të mos penguar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.