Maqedonasit e duan pasaportën bullgare, por jo edhe Bullgarinë

Advertisment

Mbi dyqind mijë maqedonas kanë marrë pasaportën bullgare, por për cudi në një sondazh të fundit ata nuk e shohin si vend mik Bullgarinë.
Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Prespa, vetëm 1 për qind e maqedonasve kanë përshtypje të mirë për Bullgarinë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Drejtori i Institutit të Prespës, Andrea Stojkovski, në një debat në “360 Gradë” foli për perceptimet e qytetarëve në lidhje me Marrëveshjen me Bullgarinë të matur në një sondazh të kryer për nevojat e institutit.

Reklame

“Nëse shikojmë qëndrimin e qytetarëve maqedonas ndaj vendeve që kemi ndjekur në tërë hulumtimin, kur pyetemi se cili vend apo union është miku më i mirë i S. Maqedonia, dhe atje Bullgaria renditet shumë ulët. Edhe në përgjithësi, renditet shumë ulët. Vetëm 1% e qytetarëve tanë e shohin Bullgarinë si një mik të vendit, thotë Stojkovski.