“Maqedonasit shkruhen si shqiptar për t’u punësuar”, BESA: Etnia në letërnjoftime është zgjidhje

Advertisment

Pas publikimit të lajmit në mediume se maqedonasit për t’u punësuar në insepktoratin bujqësor, janë shkruar si shqiptar, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli duke thënë se kjo çështje zgjidhet vetëm duke vendosur grafën etnike në letërnjoftime

“Në letërnjoftimet të cilat qytetarët do t’i marrin të figurojë grafa etnike, qytetari të deklarohet se çfarë përkatësie etnike ka dhe vlerësoj se përmes kësaj mund të gjendet një zgjidhje që të tejkalohen këto barriere në vlerësimin e të drejtave të shqiptarëve në institucionet publike.

Reklame

Duke pasur parasysh krenarinë etnike të cilën e kanë edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, shumë ma rëndë do ta kishte që një maqedonas edhe përmes dokumentacionit në institucionet shtetërore, të deklarohet si shqiptar”, tha Fadil Zendeli, BESA.