Maqedoni, 130 persona nuk kanë respektuar orën policore

Advertisment

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për periudhën (01/02.05), 130 persona nuk e kanë respektuar orën policore.

Prej tyre 98 janë arrestuar ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhëna dhe do të dënohen, njofton Telegrafi Maqedoni.

Reklame

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme 27 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 37 të tjerë kanë nënshkruar deklarata për izolim.

Policët gjithashtu kanë kontrolluar personat që ndodhen në izolim dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje, përkatësisht të gjithë personat të cilët ndodhen në izolim kanë qenë prezent në vendbanimi e tyre./Telegrafi/