Maqedoni-8 vi ktima dhe 163 raste të reja me COVID-19

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1794 testime për coronavirus, ndërsa 163 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 87, Tetovë 16, Kumanovë 7, Dibër 2, Shtip 10, Prilep 3, Strugë 8, Ohër 1, Kavadar 1, Demir Hisar 1, Gostivar 8, Strumicë 1, Kratovë 1, Shën Nikollë 9, Kërçovë 3, Resnjë 5.

Reklame

Janë regjistruar edhe 8 vi ktima, prej të cilëve gjashtë nga Shkupi dhe nga një në Dibër dhe Tetovë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 230 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup 126, Tetovë-45, Kumanovë-31, Shtip-11, Prilep-1, Veles-7, Kavadar-1, Gostivar-1, Koçani-1, Shën Nikollë-2, Resnjë-2, Negotinë-2.