Maqedoni: Aksident i rëndë trafiku v des një 18 vjeçar

Advertisment
HTML Image as link

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Dellçevë-Berovë, ku jetën e ka humbur një 18-vjeçar.

Vetura derisa ka qenë duke lëvizur, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia.

Reklame

Në vendngjarje ka intervenuar ekipi i Ndihmës së shpejtë, nga ku njoftojnë se me 18-vjeçarin F. A. janë drejtuar në Klinikën më të afërt, por gjatë rrugës ai ka ndërruar jetë.

Në veturën e aksidentuar, ka qenë edhe një ri tjetër, tek i cili sipas mjekëve nuk janë vërejtur lëndime.

Rastin e kanë konfirmuar nga policia, nga ku njoftojnë se me detaje do të dalin gjatë ditës së nesërme.