Maqedoni, çmimet e produkteve të Kinës do të rriten për 40 për qind

Rritja e çmimit të transportit ujor do të sjellë një rritje të çmimit të produkteve në tregun e Maqedonisë, dhe kështu do të zvogëlojë fuqinë blerëse të qytetarëve, thotë profesori Taip Jakupi.

Tregu i Maqedonisë është i mbushur me produkte gjermane, britanike dhe kineze, sipas statistikave.

Në tre muajt e ardhshëm, produktet dhe lëndët e para kineze të importuara në vend pritet të rriten me 40 përqind, thotë profesori dhe biznesmeni Taip Jakupi.
Me këtë rastë do të rriten çmimet e materialeve ndërtimore, telefonave, kompjuterëve, rrobave, atleteve e deri të kruajtëset e dhëmbëve që vijnë nga Kina.

“Arsyeja për këtë është rritja 300 për qind e kostove të transportit për produktet kineze. Për më tepër, ky çmim përfshin rritjen e çmimit të bursës së lëndëve të para nga Kina, kështu që me këtë çmimet e blerjes do rriten. E gjithë kjo çon në përfundimin se në 60 deri 90 ditët e ardhshme, produktet që do të ofrohen në tregun Maqedonisë do të jenë 40 për qind më të shtrenjta”, thotë Jakupi. (INA)