Maqedoni Kosovë duhet të luhet pa tifozë thotë ministri Filipçe

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, Venko Filipçe beson se për shkak të epidemisë së koronavirusit, ndeshja në Ligën e Kombeve midis Maqedonisë dhe Kosovës duhet të luhet para tribunave boshe.

Të gjitha garat sportive, përfshirë Maqedoni  Kosovë, për mendimin tim duhet të luhen pa prezencë të spektatorëve. Të jemi të kujdesshëm, në ndeshje ndërkombëtarë presim që të jenë të pranishëm edhe mysafirë nga vende të huaja.

Reklame

Ne do ta rekomandojmë këtë ndalim (për mitingje masive) edhe për një javë, deri në 13 mars, por në varësi të situatës, ne mund të vendosim ndryshe, tha Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë Venko Filipçe në një konferencë për shtyp.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës është caktuar për 26 Mars.