Maqedoni-Kosovë, për kë do të bëjnë tifo politikanët shqiptarë në Maqedoni?

Advertisment

Mbrëmë në fund të emisionit Click Plus, Edmond Ademi, Zeqirija Ibrahimi dhe Arbër Ademi u pyetën se për cilën kombëtare do të bëjnë tifo në ndeshjen mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Edmond Ademi nga Lidhja Social Demokrate tha se nuk ndjek futboll por se në këtë rast do të përkrahë kombëtaren e Maqedonisë, sepse siç tha, është shtetas i këtij Maqedonisë dhe pohoi se për të njëjtën luajnë edhe më shumë se 5 shqiptarë.

Reklame

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim tha se do ta ndjek ndeshjen por nuk preferoi që të thotë emrin e kombëtares të cilën do ta përkrah, Ademi tha se duhet të fitojë më i miri.

Kurse Zeqirija Ibrahimi deklaroi se më e rëndësishme është që të mos ketë incident, ai tha se shqiptarët e kanë kombëtaren shqiptare për të cilën bëjnë tifo. Ai tha se përfaqësuesja e Kosovës është skuadra e dytë e shqiptarëve në Ballkan. Ai nuk la pa përmendur edhe shqiptarët të cilët luajnë për Kombëtaren e Maqedonisë.