Maqedoni, mbi 3 mijë veta kanë ngelur pa punë gjatë qershorit

Advertisment

Në qershor, më shumë se 3000 njerëz kanë mbetur pa punë në Maqedoninë e Veriut. Agjencia e Punësimit thotë se bëhet fjalë për qytetarë, kontrata e punës e të cilëve ka skaduar ose kanë humbur punën e tyre për arsye të tjera në maj ose prill.

Sidoqoftë, kompetentët thonë se ka më shumë se 8,000 vende të lira pune në tregun e punës, shumica në sektorin e shërbimeve.

Reklame

“Pa punë, në këtë periudhë, apo në muajin qershor janë 3565 persona. Nëse dikush ka mbetur pa punë nga 20 maj deri më 19 qershor, ka hapësirë për t’u evidentuar si i papunë që të aplikojë për kompensim financiar”, deklaroi për Alsat-M, Biljana Jovanovska, drejtore e Agjencisë së Punësimit.