Maqedoni: Nga nesër kafenetë dhe restorantet edhe në hapësira të mbyllura

Advertisment

Nga nesër jo vetëm në tarraca kafenetë dhe restorantet do të mund t’i shërbejnë klientët edhe në hapësirat e mbyllëta të tyre.

Pasi Qeveria miratoi një vendim të tillë, dje u publikua në Gazetën Zyrtare edhe protokollet për punën e kafeterive, si dhe atyre që punojnë në restorante, gjegjësisht në objektet ku shërbehet ushqim.

Reklame

Këto rregullat për punë do të vlejnë edhe për pjesët e mbyllura dhe të hapura të lokaleve.

Punëtorët do të jenë të obliguar që të mbajnë maska mbrojtëse dhe të mbajnë higjienë në duar. Do të jetë i kufizuar numri i klientëve në lokale. Nuk do të lejohet shërbimi i klientëve në banakë.

Ruajtja e distancës mbetet e njëjtë, domethënë në hapësirën për të shërbyer mysafirët, ku vendosen tavolina, distanca duhet të jetë 1.5 deri në dy metra nga karrige në karrige.