Maqedoni, numri i rasteve të reja me COVID-19 nën 10%, kërkohet respektim i protokolleve në plazhe dhe pishina

Advertisment

Numri i personave të infektuar me coronavirus ka rënë nën 10%. Sipas buletinit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit nga 1.621 testime janë regjistruar 138 raste të reja me COVID-19, apo 8.5%.

Prej rasteve të reja 47 janë në Shkup, 17 në Kumanovë, 10 në Dibër, 16 në Shtip, nga dy në Tetovë dhe Prilep, nga 5 në Veles dhe Manastir, Ohër 2, Kavadar 1, Gostivar 10, Kriva Pallankë 1, Koçani 5, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 6, Vinicë 2, Kratovë 1, Kërçovë 3 dhe Resnjë 1, njofton Telegrafi Maqedoni.

Reklame

ISHP poashtu regjistroi 144 pacientë të shëruar dhe shtatë persona të vdekur, ndërsa në mesin e shtatë të vdekurve kishte edhe një 27-vjeçar nga Manastiri.

Momentalisht në Maqedonia ka 3.700 raste aktive, ndërsa prej tyre më shumë ka në Shkup me 1.426, ndërsa numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendon tonë që nga fillimi i pandemisë arrin në 10.891. Prej tyre 6.698 janë shëruar dhe 493 kanë humbur jetën.

Për shkak të fundjavës së vazhduar dhe duke pasur parasysh rritjen e numrit të vizitorëve në vendet turistike në Maqedoni, Ministria e Shëndetësisë bën apel që të respektohen protokollet e sjellura nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e që kanë të bëjnë për punën në pishina dhe në plazhet gjatë pandemisë së coronavirusit, si nga vizitorët, ashtu edhe nga të punësuarit.

Rekomandimet përfshinë rregulla për sjellje në plazhe që janë për të gjithë të punësuarit dhe vizitorët. Duhet të mbahet maska mbrojtëse ku mbulohet hunda dhe goja, vende ku ka mjete për dezinfektimin e duarve, largësi trupore prej 1.5 deri në 2 metra, ndërsa kjo largësi të mbahet edhe në ujë, si dhe kufizim të numrit të vizitorëve në plazh, përkatësisht maksimum 15 vizitorë në 100 metra katror hapësirë.

Sipas protokollit për punë në plazhe gjatë pandemisë së coronavirusitm përveç respektimit të masave parandaluese bazë: mbajtja e maskave dhe largësisë trupore prej dy metrave, larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun, apo me mjete të dezinfektimit, parashihet edhe pastrimi dhe dezinfektimi i rrethinës së plazheve dhe informimin i saktë i vizitorëve me material informativ-edukues e që ka të bëjë me respektim të masave parandaluese dhe mënyrës së sjellljes.

Në plazh mes çadrave duhet të ketë largësi prej katër metrave, dhe largësi prej 1.5 deri në 2 metra mes karrigeve para çadrave. Karriget duhet të dezinfektohen para dhe pas përdorimit të secili vizitor, ndërsa secili person duhet të vendos peshqir në karrige para se ta përdor.

Ndalohen sportet në grupe (si volejboll në plazh), dhe është i obliguar përcaktimi i personave, të cilët do ta kontrollojnë numrin e vizitorëve dhe zbatimin e masave. Për shfrytëzimin e shërbimeve hotelierike rekomandohet
respektimi i protokollit për veprimtari në hotelierinë në kushte të pandemisë me Covid-19.

Lidhur me punën dhe funksionimin e pishinave, në protokollin për punë të pishinave në kohë të pandemisë me Covid-19, krahas respektimit të masave themelore parandaluese për mbrojtje personale, u konfirmua që para sporteleve për shitje të biletave, të shënohet distancë (vend për pritje) prej 1,5 deri 2 metra./Telegrafi/