Maqedoni: Prej 15 nëntorit fillon detyrimi për posedim të pajisjeve dimërore në makina

Advertisment

Këshilli republikan për siguri në komunikacion në Maqedoni, informon se nga 15 nëntori fillon obligimi për mbajtje të pajisjeve dimërore në makina.

Nga Këshilli thonë se shoferët duhet të kontrollojnë makinat e tyre dhe të përgatiten për stinën e dimrit.

Reklame

“Të gjitha kontrollet dhe përgatitje janë të rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme është të keni pajisjet e duhura të dimrit. Mbajtja e pajisjeve dimërore është e detyrueshme dhe i referohet periudhës nga 15 nëntor deri më 15 mars të vitit të ardhshëm”, thonë nga Këshilli./Telegrafi/