Maqedoni, sanksionohen 420 persona për mosmbatje të maskës mbrojtëse

Advertisment

Nga MPB njoftojnë se dje janë sanksionuar 420 persona për shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse.

“Gjatë natës së kaluar (21/22.08.2020) në territorin e shtetit në lidhje me masën për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, janë regjistruar 385 kundërvajtje”, shprehen nga MPB. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për ballafaqim me coronavirusin.