Maqedoni, shifra pozitive sa i përket virusit korona

Advertisment

Sot është një nga ditët e rralla që nga fillimi i pandemisë me virusin korona që në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë gjatë harkut kohor prej 24 orësh. Nga dikasteri i Shëndetësisë njoftuan edhe për 29 pacient të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 301.

Katër prej të cilëve kanë qenë të shtrirë në spital, ndërsa 25 kuroheshin në kushte shtëpiake. Shifrat e ditëve të fundit kanë bërë që përqindja e të shëruarve të jetë disa herë më e lartë se përqindja e personave që kanë ndërruar jetë, konkretisht 23.15% kundrejt 4.31%.

Reklame