Maqedoni, vaksinohen 2,680 punonjës shëndetësorë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri sot në ora 13:30 gjithsej 2,680 punojnë shëndetësorë janë vaksinuar kundër virusit COVID-19,

Imunizimi bëhet në spitalin modular pranë Klinikës Infektive në Shkup dhe bëhet me vaksinat e prodhuesit “Pfizer” që u dhuruan nga Serbia.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Përmes ueb-faqes “vakcinacija.mk” për vaksinim janë paraqitur 71.900 qytetarë, ndërsa 46.414 të tjerë janë paraqitur përmes mjekëve amë.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se nga gjithsej 118.314 të paraqiturit, 56.784 janë persona të moshës mbi 70 vjet.

Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni nisi ka 17 shkurti dhe të parët që do të vaksinohen janë punonjësit shëndetësorë, pas tyre janë personat mbi 70 vjet edhe pse ende nuk janë siguruar vaksinat kineze dhe ruse.