Maqedoni, vetëm dy filma të produksioneve shqiptare fitojnë fonde nga Fondi i Filmit

Advertisment

Dy filma të produksioneve dhe regjisorëve shqiptarë kanë fituar para nga fondi i Agjencisë së Filmit në Maqedoninë e Veriut.

Por shumica e parave kanë shkuar tek filmat e regjisorëve maqedonas, Milço Mançevski dhe Teona Strugar Mitevska.

Reklame

Filmi “Kajmak” nga regjisori Milço Mançevski ka fituar 500 mijë euro apo 30 milionë denarë, por edhe filmi “Njeriu më i lumtur” nga Teona Mitevska ka fituar 500 mijë euro.

Përveç tyre janë përkrahur edhe katër filma të tjerë të metrazhit të gjatë.

Në mesin e tyre ka fituar edhe filmi “Koma” nga regjisori shqiptar Agim Abdulla, të cilit i janë ndarë 370 mijë euro.

Përkrahje nga fondi i filmit ka marrë edhe regjisori Senad Abduli, me film dokumentar të metrazhit të gjatë “Emigrant jam apo?”, që ka marrë 50 mijë euro apo 3 milionë denarë. (INA)

 

Ja lista e plotë e filmave që përfituan nga Agjencia e Filmit:

Финансирани филмски проекти