Maqedoni, vitin e kaluar vetëm dy ngacmime seksuale dhe 30 raste të mobingut

Advertisment
HTML Image as link

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vitin e kaluar ka regjistruar 30 raste të mobingut, ndërsa 20 prej tyre kanë qenë në sektorin privat dhe 10 në sektorin publik. Pjesa më e madhe që kanë denoncuar janë burra.

Po ashtu janë regjistruar edhe dy ngacmime seksuale.

Reklame

Nga LSM thonë se kryesisht bëhet fjalë për ngacmim psikik që ndërlidhet me ofendim, kërcënim, frikësim, shqetësim pas përfundimit të orarit të punës, degradim të punëtorit me keqpërdorim të autorizimeve zyrtare.

“Më së shpeshti denoncohen personat që udhëheqin dhe më rrallë nga kolegu. Është karakteristike se në LSM ka fjalime të shumta në lidhje me shqetësimin në vend pune, por nga persona të cilët nuk janë anëtarë të sindikatës. Këto të dhëna na udhëzojnë në atë se shqetësimi në vend pune më së shpeshti ndodh në mjedise ku punëtorët nuk janë të organizuar sindikalisht dhe nuk janë të edukuar mirë për të drejtat e tyre”, thonë nga LSM.

Ata shtojnë se në tre raste janë përgatitur padi, ndërsa ka edhe një procedurë gjyqësore që ka përfunduar negativisht.

Sipas të dhënave të LSM, në vitin 2013 ka pasur tetë denoncime për mobing, në vitin 2017 vetëm shtatë, tre në vitin 2015 dhe një në vitin 2016. Në vitin 2017 dhe 2018 nuk ka pasur ankesa për shqetësim në vend pune, ndërsa gjatv vitit 2019 ka pasur vetëm 1.

Që nga miratimi i Ligjit për mobing, ka pasur 57 lëndë gjyqësore, ndërsa nga LSM thonë se ata kanë juristë që u ndihmojnë punëtorëve për ta zgjidhur mobingun e denoncuar.

Ndryshe, Ligji për mobing u miratua në vitin 2013 me nismë të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe këtë vit, siç theksojnë nga LSDM, në bashkëpunim me MPPS-në do të organizohet debat për Ligjin për mbrojtje nga shqetësimi në vend pune dhe problemet në lidhje me zbatimin e këtij ligji.

Nga LSM thonë se duhet të ndryshohet ligji dhe të precizohen llojet e shqetësimeve në vend pune si dhe të rregullohet procedura, kurse mbrojtja psikike në vend pune të kompani të rregullohet me Marrëveshje kolektive.