Maqedonia bëhet pjesë e “Rrjetit të Pastër 5G”

Advertisment

Kryeministri Zoran Zaev dhe Nën Sekretari i Shtetit për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, nënshkruan dje në Shkup një memorandum mirëkuptimi mbi sigurinë e teknologjive 5G.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Zaev tha se ky memorandum është jetik për prosperitetin e vendit tonë, për prosperitetin ekonomik, si dhe për sigurinë kombëtare.
“5G do të sigurojë një gamë të madhe të aplikacioneve të reja, duke përfshirë sigurimin e shërbimeve kryesore për publikun që do të përfitojnë si qytetarët, ashtu edhe ekonomia,” tha Zaev.

Reklame

Kryeministri tha se me rritjen e sasisë së informacionit përmes rrjetit 5G, ekonomia e vendit do të lidhet me pjesën tjetër të botës dhe tregtia ndërkufitare dhe shërbimet do të lehtësohen.
“Rrjeti 5G do të shkaktojë efekte shumë më pozitive sesa shfaqja e energjisë elektrike dhe do të jetë një instrument për transformim, dmth dixhitalizimi i industrive tradicionale,” tha Zaev.

Zaev thotë se Maqedonia, si kandidate për anëtarësim në BE, ka detyrimin të harmonizojë politikat nacionale për zhvillimin e teknologjive elektronike me politikat e Unionit, si dhe t’i harmonizojë ato me partnerin strategjik dhe aleatin në NATO – Shtetet e Bashkuara.
Nënsekretari i Shtetit i SHBA Krach tha se kjo ishte dëshmi e miqësisë së fortë midis dy vendeve. Ai thotë se rrjetet e sigurta janë jetike për prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin në rajon. Maqedonia Veriore është bashkuar me 27 nga 30 vendet anëtare të NATO-s si pjesë e “Rrjetit të Pastër”, tha Krac. (INA)