Maqedonia dhe BE

33

Nga Dr. Arben TARAVARI

Ja ku mori fund kapitulli i dhjetë i romanit “Maqedonia dhe BE-ja”… Mbaroi për t’u hapur i njëmbëdhjeti kapitull, ku sërish midis dështimesh politike, midis varfërisë së popullit, midis k orupsionit ek strem, midis braktisjes masive, njësoj si kl loun c irku, do dalin politikanët dhe do mbajnë fjalime për BE-në dhe prespektivën tonë “ndërplanetare”…

Me një fjali më popullore dhe më pak të sofistikuar, por thellësisht të vërtetë: Na shujtën me rr ena! Gjithë këto vite BDI-ste, që partia e Ahmetit i shiste si vitet e pritjes së madhe, dolën prapë një flluskë sapuni, një v rimë në ujë! Ëndrra evropiane, absolutisht legjitime, u përdor dhe përdoret si “Çështja e Madhe”, do të thotë që sa herë dilte ndonjë gjyq i mo ntuar, vje dhje votash, m itmarrje miliona eurosh, punësime dhe pushime nga puna me bazë partiake dhe 100 skandale të tjera në listën e probleme të Maqedonisë, qeverisësit tanë i nivelizonin në fillim si su lme kinse politike, pastaj si shp ifje, dhe në fund vinte fjalimi i zjarrtë, ku na përcilleshin “haberet nga BE-ja”…aty mbyllej goja e të paditurit se të diturit kryesisht dhe fatkeqësisht janë gojëmbyllur këtu tek ne, gjithsesi, në momentet e fjalimeve të sojit “Duroni e mos bëni shumë muhabet se të premten futemi në BE, në mos të premten të mërkurën garant”, me të drejtë ishin propaganda fituese ndaj njerëzve të këtij vendi të varfër mbushur me njerëz të ndershëm.

Përfaqësuesit evropian, dëgjonin por mbi të gjitha shikonin me sytë e tyre maskaradën e zgjedhjeve, pseudorevolucionarët që ndanë pushtetin me kundërshtarët, ikjen çdo ditë e orë të njerëzve, madje pa lot si ç’janë ikjet nê përgjithësi, por me festë e brohoritje që shyqyr shpëtuan, pra duke parë Evropa dhe shtetet e saj të bashkuara këtë film të dhimbshëm, natyrisht që nuk na qaste dhe nuk do na qas në BE!

Me diplomacinë e saj BE-ja dhe SHBA-të stimulonin ndryshimin, por zanatçinjtë a naivët apo ndoshta frikacakët apo larg qoftë të eturit për pushtet (pra asnjëherë me një status pozitiv) udhëheqësit e politikës ja hodhën popullit paq, duke nxjerrë flamujtë e epokës së re dhe duke mbajtur papritur në pushtet një fosil të periudhës prehistorike së Dinozaurëve, më saktë llojin e quajtur Tiranozaurë!!!

Tyrannosaurus Rex është emri i plotë i këtij lloji njohur ndryshe dhe si specia me kafshimin më të fortë njohur ndonjëherë në rruzullin tokësor, një nga dinozaurët më të mëdhenj mishngrënës që pra për të jetuar hante me qejf dinozaurë të tjerë, të cilët nuk ishin në pozitat e Tiranozaurët Reks.

Dhe vet etimologjia e emrit të tij është tepër interesante për koincidencën e madhe që bën me partitë demoniake, kështu Tyrannosaurus dmth “tyranno” nga greqishtja e vjetër “Tiran/Diktator”, dhe për ironi të fatit “Saurus” po nga greqishtja e vjetër përkthehet “hardhucë”!

Pra me një hardhucë tirane në pushtet dhe me një gjykim objektiv jo vetëm që nuk shkon në BE, por rritet mundësia që mos ekzistosh më si shtet! Tashmë korrupsioni, luajtja domino me njerëzit dhe fatet e tyre duke mos kursyer madje as fëmijët që i lënë pa libra, xhaketat e vjetra të cilat vranë revolucionin, dhe po shkatërrojnë vendin! Po ikin ditën e natën, vogëlushët kanë nisur emigracionon më prekës në kontinent, emigracionin arsimor…kalojnë kufirin fëmijët për të marrë arsim sepse shteti i cili paguhet që t’i sigurojë shkollë, as nuk vullnet dhe kohë të merret me to! Me këtë realitet dhe këta na shesin dëngla aderimi në Evropë?!

Me të rinj që gjejnë punë vetëm po t’ia shesin jetën partisë tiranosaure këta kërkojnë BE-në?! Me funksionarë që akuzohen për gjëra të tmerrshme dhe jo vetëm që nuk dhanë dorëheqjen po trashen me cinizëm kolltuqeve të pushtetit, na shesin Bashkim Evropian këta?! Kur ne nuk po duam veten në këtë gjendje ku jemi katandisur, mendoni se do na dojë Evropa?!

Është retorikë e dhimbshme… Evropa nuk gënjehet sado mjeshtri të mashtrimit të jenë përfaqësuesit politik, sepse ne jemi më shumë dhe ne jemi e vërteta! Evropa, edhe pse sipas propagandës së këtushme duket se është e kënaqur me udhëheqësit, sytë i ka tek njerëzit, tek të gjithë ata që sot janë papunë ose të punësuar dhe gjithsesi duan të ikin, tek pensionistët që marrin pension sa për të ngrënë bukë të thatë, një pjesë të ilaçeve dhe madje ato t’i pinë me ujë të kursyer, se aq para kanë!

Si përfundim – Evropa na do, duke mos na pranuar ndoshta ka bërë gjestin më dashamirës ndaj nesh, ajo tregoi saktë që BE-ja është për mirëqenien e popullit, nuk është trampolinë politike e asnjë pushteti sidomos me tiranosaurë brenda! Evropa pret të pastrohet politika, ne të gjithë kemi fshesën në dorë, të cilën nëse e bashkojmë me votat tona, do i themi qartë Evropës se: tash jemi gati Evropë! Ndoshta sepse 100 udhëheqës dhe 1000 familjarët e tyre jetojnë me rroga Hollivudi nuk duan të na çojnë në Evropë, por duam ne dhe duhet të shkojmë ku përkasim!

Fosilin e Tiranosaurit e çojmë në muze dhe le ta marrë populli drejtimin e shtetit që si koncept nga të gjithë drejtimet, i përket vetëm Popullit dhe vetëm atij!

Vox Populi Vox Dei!