Maqedonia e Veriut asesi të mbajë regjistrimin e popullsisë, sërish shtyhet?

41

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ishte caktuar për në prill të 2020. Por sërish nuk do të zhvillohet ky operacion i rëndësishëm për vendin, për shkak të caktimit të zgjedhjeve të parakohshme më 12 prill 2020. Derisa një pjesë e partive dje pas dakordimit për zgjedhjet thanë se ka hapësirë për tu realizuar regjistrimi i popullsisë, megjithatë sot nga Enti Shtetëror i Statistikave thanë se kjo është e pamundur.

Drejtori i këtij enti, Apolostol Simovski tha se nuk ka gjsa ta organizohet dhe zhvillohet regjstrimi. Sipas tij, në rastin më të mirë ky proces do të zhvillohet në Nëntor të vitit 2020, nëse Ligji i ri për Regjistrimin e popullsisë miratohet në Kuvend para vitit të ri. “Ne do të donim që një orë e më parë të bëhet regjistrimi, pavarësisht termit që i përgjigjet këtyre kushteve për zbatimin e procesit pas zgjedhjeve.

Megjithatë, nuk prejudikojmë për një vendim që duhet ta marrë dikush tjetër. Sa i përket ligjit, duam që sa më parë të miratohet, ne insistojmë që të kalojë sa më shpejtë që të kemi termin konkret për të mundur që të gjitha çështjet teknike, të cilat determinohen nga ky ligj të mund t’i zbatojmë ne si institucion”, theksoi Simovski. Nga ana tjetër, VMRO DPMNE ka parashtruar 23 kërkesa për ndërhyrje në ligjin e ri, që sipas tyre ka shumë mangësi dhe nuk siguron një proces transparent dhe efikas. (INA)