Maqedonia e Veriut çmime më të ulëta të derivateve të naftës në rajon (TABELA)

Advertisment

Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të derivateve të naftës në Evropën Juglindore dhe se vendosja e rritjes së akcizës është e arsyeshme në këtë kohë pandemie.

Kjo u bë e ditur sot përmes një komunikate qeveritare, pasi që transportuesit dolën në protestë, duke bllokuar rrugët në Shkup, transmeton INA.

Reklame

“Kemi çmime më të ulëta të derivateve të naftës në rajon dhe çmim më të ulët në 10 vitet e kaluara, ndërsa ndryshimi i çmimit të akcizës nuk ka kurrfarë ndikimi negativ ndaj veprimtarisë transportuese”, bëri të ditur sot Qeveria.

Më tej thuhet se “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e njeh të drejtën demokratike të protestës të të gjithë qytetarëve në vend, por e informon opinionin se çmimi i akcizës së naftës nuk shkaktoi kurrfarë goditje në çmime, përkundrazi, kemi çmim më të ulët të naftës në rajon dhe çmim më të ulët në 10 vitet e kaluara.”

Sipas vendimit, të gjitha mjetet nga rritja e akcizës së naftës shkojnë në Buxhet për ballafaqim me virusin korona për mbështetje,për financim të masave për mbështetje të biznesit dhe për masat sociale për mbështetje të qytetarëve”.

Nga Qeveria theksojnë , se nëse bëhet krahasim i çmimit të dizelit në 10 vitet e kaluara në ditë të sotme, mund të vërehet se në vitin 2020 kemi çmim më të ulët të dizelit në krahasim me të gjitha vitet prej vitit 2010 e deri më sot.