Maqedoni, kalohet shifra e 6000 të infektuar nga KOVID-19

Advertisment

Numri i të infektuarave nga koronavirusi kalon edhe shifrën e 6000. Në vetëm 24 janë shtruar 176 raste, nga gjithsej 870 testet e realizuara. Ndërkaq, virusi ka marrë jetën e dhe 9 pacientëve të tjerë, 7 nga Shkupi, 1 nga Tetova dhe 1 nga Shkupi. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 286, ndërsa numri i të infektuarave në 6080.

Ministria e Shëndetësisë

Reklame

“Në spitalin ‘8 shtatori’, kanë ndërruar jetë 7 pacientë nga Shkupi, 2 prej tyre të moshës 62 vjeçare, ndërsa të tjerët të moshës 56, 59, 74, 88 dhe 73 vjeçare. Në spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një pacient, i moshës 79 vjeçare. Në statistikën e sotme është evidentuar një pcacient nga Struga, i cili ka ndërruar jetë në spitalin ‘Filipi i Dytë’, i moshës 84 vjeçare”.

Sa i përket rasteve të reja, më shumë janë regjistruar në Shkup, Tetovë, Ohër dhe Strugë, me nga 61, 22, 19 dhe 14 të konfirmuar pozitiv.

Ministria e Shëndetësisë

“Në Shkup janë regjistruar 61, në Dibër 1, Tetovë 22, Kumanovë 8, Strug 19, Veles 5, Gostivar 7, Strumic 1, Demir Hisar 1, Shtip 14, Resnjë 5, Ohër 14, Kërçovë 6, Prilep 5, Manastir 3, Koçan 2, Probishtip 1, Pehçev 1”.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 80 pacientë të shëruar, edhe atë 5 nga Shkupi, 1 nga Kumanova, 18 nga Shtipi, 30 nga Tetova, 2 nga Manastiri, 8 nga Gostivari, 1 nga Gjevgjelia, 1 nga Strumica, 8 nga Koçani, 1 nga Berova,2 nga Vallandova, 1 nga Kërçova dhe 2 nga Resnja. Numri total i të shëruarve shkon në 2315, ndërkaq për momentin në vend janë 3164 raste aktive.

Numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 58.765. Ndërkaq, edhe sot nuk ka pasu testime të realizuara në kuadër të skriningut nëpër kopshte.