Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO!

Pasi që e priti në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi dhe mori mbështetje për anëtarësim të Kosovës në aleancën veri-atlantike NATO, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në konferencë për medie tha se duhet t’ia kemi frikën Serbisë, pasi që agresioni i Serbisë ndaj Kosovës nuk përjashtohet kurrë.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se po bashkëpunojnë me Kosovën dhe me vende të tjera të Ballkanit që situata në Ukrainë të mos ndikojë në rajon.

Reklame

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se këtë vit qeveria do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa tha se duhet shkurtuar afatet dhe kriteret për anëtarësim edhe në NATO edhe në BE.

Kryeparlamwentari i Maqedonisw sw Veriut Xhaferi tha se shteti i tij e përkrah anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, duke i ndarë me Kosovën edhe përvojat e tyre si shtet anëtar i NATO-s.

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, tha se Maqedonia e përkrah dialogun Kosovë-Serbi deri në një marrëveshje finale që në qendër e ka njohjen reciproke. Atw gjatë ditës e priti në takim edhe kryeministri Albin Kurti. Pas kwtij takimi nuk u dhanw deklarata për gazetarë.