Maqedonia e Veriut me disa shqiptarë barazoi në udhëtim te Estonia

Advertisment

Përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut ka barazuar 3:3 me Estoninë në Talin në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 3 të Ligës C në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Me 8 ndryshime në formacion në raport me ndeshjen e të enjtes ndaj Kosovës, përfaqësuesja e Maqedonisë pa veten në epërsi pas tre minutave lojë kur Kusk shënoi autogol.

Reklame

Estonia barazoi në 1:1 në minutën e 33-të me anë të Sapinenit për simetri pas pjesës së parë, ndërsa i njejti futbollist në minutën e 60-të u dha vendasve epërsi 2:1.

Aleksandar Trajkovski në minutën e 67-të nuk shfrytëzoi penalti, kur goditja e tij nga 11 metra u ndal në traversë.

Në minutën e 67-të, Livak ishte preciz nga penaltia dhe Estonia shkoi në dy gola epërsi për rezultat 3:1. Maqedonia nuk u dorëzua dhe 10-të minuta para fundit Pandev zbuti shifrat në 3:2, duke kthyer shpresat për rezultat pozitiv.

Gjoko Zajkov në minutën e 88-të me golin e tij të parë me fanellën e ekipit përfaqësues fiksoi shifrat përfundimtare 3:3.

Pas tre xhirove në Ligën e Kombeve, Maqedonia dhe Gjeorgjia ndajnë vendin e parë në grup me nga pesë pikë, Armenia ka 4, ndërsa Estonia 1 pikë.

MAQEDONIA: Damjan Shishkovski, Kire Ristevski, Ivan Triçkovski (Ilija Nestorovski 65’), Ezgjan Alioski, Aleksandar Trajkovski (Krste Velkovski 76’), Ferhan Hasani (Enis Bardhi 46’), Stefan Ristovski, Tihomir Kostadinov (Vllatko Stojanovski 76’), Boban Nikollov (Goran Pandev 64’), Stefan Spirovski, Gjoko Zajkov.