Maqedonia e Veriut është në epërsi ndaj Kosovës me rezultatin 2:1 në pjesën e parë të ndeshjes.
Vendasit erdhën në epërsi përmes një autogoli të Kolollit, pas një sulmi të organizuar nga Pandev dhe Ademi, duke pasuar tek Nestorovski.
Më pas një minutën e 16, Kosova arriti të barazoj përmes Hadërgjonaj, pas një gabimi të portierit të Maqedonisë, Dimitrievski. Pak minuta më vonë, Maqedonia rikthen epërsi, kun ë minutën e 33 shënoi golin me kokë, mbrojtësi Darko Velkovski.
Kjo ndeshje është e rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në stadiumin e boshatisur pa tifozë “Tose Proseki” në Shkup.
Humbja për secilën skuadër nënkupton humbjen e mundësisë për kualifikim në Kampionatin Evropian. Por, sonte në këtë ndeshje do të aplikohen dy rregulla të reja të lejuara për here të pare në Ligën e Kombeve nga UEFA.
Në këtë ndeshje, për here të pare do të aplikohet sistemi I teknologjisë VAR për identifikimin e rasteve të dyshimta.
Po ashtu, sonte do të jetë hera e pare që të dy klubet mund ta shfrytëzojnë mundësinë e zëvendësimit të pesë lojtarëve. Ky rregull është future në fuqi së fundi nga UEFA.
Kosova në duel me Maqedoninë e Veriut, do të hyjë pa disa lojtarë kryesor përfshirë edhe Vedat Muriqin, Milot Rashicën e Amir Rrahmanin.
Megjithatë, “Djemtë e Vokrrit” kanë premtuar se do të japin më të mirën nga vetja për të ardhur deri fitorja.
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski, Velkovski, Musliu, Bejtulai, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Pandev, Nestorovski.
Kosova: Muric, Vojvoda, Dresevic, Aliti, Kololli, Shala, Berisha, Zeneli, Celina, Hadergjonaj, Nuhiu. (INA)