Maqedonia e Veriut në krizë të thellë politike

Mbi 130 ligje janë bllokuar dhe po presin miratimin e Parlamentit. Mungesa e kuorumit mbetet një problem i madh. Opozita po bllokon punën për mijëra ndryshime në projektligje dhe shumica e brisht qeverisëse nuk po bën asgjë për të përmirësuar komunikimin me opozitën.

Shumica e brisht parlamentare e formuar pas zgjedhjeve parlamentare për disa muaj ka treguar punën e saj joefikase në legjislaturë.

Opozita bllokon punën e asamblesë dhe për shkak të mungesës së kuorumit, qindra ligje po presin në radhë.

Megjithëse Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi po përpiqet të çojë punën përpara përmes takimeve koordinuese, Parlamenti mbetet i bllokuar.
VMRO-DPMNE është e zemëruar sepse kërkesat e tyre u injoruan nga qeveria dhe grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën paraqiti mbi 7000 amandamente për një duzinë ligjesh që janë në procedurë parlamentare.

Analistët vendas thonë se një shumicë e brishtë parlamentare është arsyeja kryesore pse disa ligjvënës mund të jenë në gjendje të shantazhojnë dhe bllokojnë sistemin. (INA)