Maqedonia e Veriut përshëndet planin e Trump për paqe në Lindjen e Mesme

Advertisment

Republika e Maqedonisë së Veriut i përshëndet përpjekjet gjithëpërfshirëse të SHBA-së nën udhëheqje të presidentit Tramp, të reflektuara në planin e tij për zgjidhjen e konflikti izraelito-palestinez, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

“Status kuoja nuk është e qëndrueshme, shfaqim shpresë se përmes negociatave do të mund të vijë deri në zgjidhjen e shumëpritur për të dyja shtetet, bazuar në vizion për paqe në Lindjen e Mesme. U bëjmë thirrje liderëve të izraelitëve dhe të palestinezëve ta shfrytëzojnë këtë moment dhe të demonstrojnë përkushtim të qartë për arritjen e zgjidhjes përmes rrugës së negociatave për këtë konflikt të zgjatur”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Reklame

Maqedonia e Veriut, siç theksohet, përpiqet për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme, zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë të konfliktit, që i respekton interesat legjitime të të dyja palëve dhe që i merre parasysh rezolutat relevante të Kombeve të Bashkuara.