Maqedonia e Veriut shënon 8 raste të reja me COVID-19, edhe 1 viktimë nga Tetova

Advertisment

8 raste të reja ka shënuar Maqedonia e Veriut me COVID-19 duke e çuar totalin në 1 mijë e 526. Ndërkohë është shënuar edhe një viktimë nga Tetova teksa bilanci shkon në 86.

Vatrat më aktive mbeten ende Shkupi dhe Velesi me nga 3 dhe 4 raste respektivisht. Ndërkohë numri i të shërurave në ditë është shumë më i lartë se ai i viktimave, pasi sot kanë lënë përfundimisht pas COVID-19 21 pacientë.