Maqedonia e Veriut sivjet regjistroi deficit tregtar mbi 1.5 miliardë euro

Maqedonia e Veriut prej janarit deri në nëntor ka eksportuar mallra në vlerë rreth 322 miliardë denarë, ndërsa ka importuar 419 miliardë denarë.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – nëntor 2020, është 322 706 639 mijë denarë, me ç’rast shënon rënie prej 11.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar, nëntor 2020, është 419 453 465 mijë denarë, që është për 10.9% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave në RMV.

Reklame

Në këtë periudhë, deficit tregtar kap vlerën e 96,746,826,000 denarëve, apo mbi 1.5 miliardë euro. “Në janar – nëntor 2020, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Kinën dhe Greqinë”, raportojnë nga Enti.Maqedonia e Veriut prej janarit deri në nëntor ka eksportuar mallra në vlerë rreth 322 miliardë denarë, ndërsa ka importuar 419 miliardë denarë.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – nëntor 2020, është 322 706 639 mijë denarë, me ç’rast shënon rënie prej 11.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar, nëntor 2020, është 419 453 465 mijë denarë, që është për 10.9% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave në RMV.

Në këtë periudhë, deficit tregtar kap vlerën e 96,746,826,000 denarëve, apo mbi 1.5 miliardë euro. “Në janar – nëntor 2020, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Kinën dhe Greqinë”, raportojnë nga Enti.