Maqedonia i përmbushi kushtet bisedimet për anëtarësim në BE duhet të fillojnë sa më shpejt

Advertisment

Gjermania pret që deri në fund të mandatit të saj me kryesimin e BE-së të mbahet konferenca e parë ndërmjet qeverive dhe të nisin bisedimet me Maqedoninë e Veriut. Këtë e tha ministri gjerman për Evropë, Michael Roth në takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Në cilësinë e kryesuesit të Këshillit për Punë të Përgjithshme, me krenari deklaroi se po planifikojmë të nisi me organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare dhe të nisim bisedimet me Maqedoninë e Veriut. Jemi optimist se do të mund të nisim bisedimet para fundit të mandatit tonë në fund të vitit. Momentalisht kemi diskutim të frytshëm dhe pozitiv me vendet tjera anëtare të BE-së”, tha Roth.

Reklame

Ai theksoi tha se konkludimet e këshillit janë kryesisht pozitive.

“Maqedonia i përmbushi kushtet dhe tani kemi të drejtë të rekomandojmë bisedimet. Duhet të nisim bisedimet sa më shpejt”, tha Roth./Telegrafi/