Maqedonia lider i infektimeve në rajon! Më shumë të vdekur në Bullgari, më shumë teste në Serbi

Advertisment

Parashikimet nuk u bënë realitet. Me fillimin e verës, koronavirusi po përhapet më shumë sesa pritej. Bëmë një hulumtim lidhur me atë në cilat vende ka më shumë të infektuar me Kovid-19 dhe cili vend teston më së shumti. Më shumë të infektuar ka në vendin tonë. Me 4.641 pacientë në një milion banorë jemi në krye të listës së vendeve të rajonit. Vendin e dytë e zë Kosova me 3.010 të infektuar, kurse pastaj vijojnë Serbia, Shqipëria, Bullgaria dhe Greqia me numër më të vogël të rasteve të regjistruar – vetëm 394 në një milion banorë.

Në statistikën e personave që kanë ndërruar jetë, Bullgaria gjendet në vendin e parë me numrin rekord prej 1.419 të vdekurve në një milion banorë, vijon RMV-ja me 214, e më pas Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Greqia me vetëm 19 të vdekur.

Reklame

Serbia e mban rekordin për sa u takon testeve të bëra në Ballkan. Janë testuar mbi gjysmë milion qytetarë, që në një milion banorë i bie 67.699 persona. Në vendin e dytë është Maqedonia e Veriut me 43.057 teste të bëra, kurse pas saj vijojnë Greqia, Bullgaria, Kosova dhe Shqipëria e cila ka bërë 11.504 në një milion banorë.

Epidemiologët thonë se nuk dihet si do të zhvillohet vala e cila pritet në vjeshtë, prandaj u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër gripit sezonal, pas çka nëse dikush sëmuret do të mbetet për diagnozë vetëm Kovid-19.

“Shumica e qytetarëve duhet të vaksinohen kundr gripit sezonal. Do të ishte ideale nëse 30-40% e popullatës vaksinohej kundër gripit sezonal” tha për TV21 epidemiologu Dragan Danaillovski.

Danaillovski shton se ky nuk është numër i madh nëse krahasohen numrat në një milion banorë, por siç shpjegon, kjo do të ndihmonte për ballafaqim më të lehtë me rastet e mundshme të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit nga 1535 testet e bëra, 129 kanë dalë pozitive ndaj Kovid-19. Kanë ndërruar jetë 6 persona, 5 pacientë nga Shkupi dhe një nga Struga. Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 109 pacientë të shëruar./TV21