Maqedonia me 2.585 raste aktive, prej tyre 66 për qind janë në pesë qytete

Advertisment

Me numrin rekord prej 243 të infektuarve për 24 orë, sipas të dhënave që ii publikoi Ministria e Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut për vetëm dy ditë u rrit numri gati për një të pestën, duke arritur numrin prej 2.585 rasteve aktive.

Mbi 66 për qind e rasteve aktive janë në pesë qytete edhe atë ë Shkup 891, Kumanovë 186, Koçani 183, Strumicë 178, Tetovë 149 dhe Prilep.

Reklame

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se gjatë fundjavës do të analizohen të dhënat e pyetësorëve dhe në bazë të të dhënave do të merret qëndrim nëse janë të nevojshme masa shtesë dhe çfarë do të rekomandohet në Qeveri.

Autoritetet shëndetësore insistojnë që të respektohen masat për mbrojtje siç janë mbajtja e maskave dhe largësisë trupore për shkak se, siç thonë ata, duhet të mësohemi të jetojmë me virusin.