Maqedonia mp osht koronavirusin, pacientja zero shërohet dhe kthehet në shtëpi

Lajm i mirë vjen ditën e sotme nga Maqedonia, ku pacientja zero duket të jetë shëruar nga koronavirusi.

Mediat në Maqedoni shkruajne se pacientja e parë e infektuar sot është lejuar që të marrë mjekim në shtëpi, pasi duke iu referuar testeve që i janë bërë, ajo tashmë ka rezultuar negative.

‘Ajo është testuar për të dytën herë pas diagnostifikimit të virusit, testet e saja janë negative ndaj virusit korona dhe ajo ndihet mirë’, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjendja shëndetësore e pacientëve pozitiv të virusit korona të cilët mjekohen në Klinikën për Sëmundje Infektive është për momentin e stabilizuar.

‘Pesë pacientët të cilët mjekohen në Spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore’, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka mbajtur mbledhje të rregullt me Komisionin për Sëmundje Infektuese, në të cilën ka diskutuar për gjendjen, ndërkohë që në 24 orët e fundit, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.