Maqedonia në epërsi ndaj Kosovës (VIDEO)

Advertisment

Maqedonia Veriore ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës, ku ka shënuar Ristovski në minutën e 15-të. Ai realizoi pas edhe një devijimi nga Benjamin Kololli, shkruan albinfo.ch.

Kjo ndeshje është e vlefshme për gjysëmfinalen e Play-offit në Ligën e Kombeve. Gjeorgjia ka mundur 1:0 Bjellorusinë dhe po e pret fituesin e këtij dueli.

Reklame

Finalja do të përcaktojë se kush do të shkojë në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në 12 shtete.

Maqedoni Veriore: Dimitrevski, Velkovski, Musliu, Bejtulai, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Pandev, Nestorovski.

Kosova: Muriq, Vojvoda, Dresheviq, Aliti, Kololli, Berisha, Shala, Zeneli, Celina, Hadërgjonaj.