Maqedonia nesër në fazën e verdhë

Për shkak të temperaturave të ulëta, Maqedonia nesër do të jetë në fazën e verdhë.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se nesër (16.02.2021, e martë) i gjithë territori i vendit do të ndikohet nga temperatura më të ulëta që përcakton fazën e verdhë (alarm ).

“Rekomandohet t’i kushtohet vëmendje shëndetit të të gjithë popullatës, sidomos veshja e rrobave të ngrohta me shumë shtresa, këpucë të përshtatshme për borë dhe akull, konsumim më i shpeshtë i pijeve të nxehta, shmangia e alkoolit, sepse rrit rrezikun e hipotermisë, gjithashtu si trajtim i rregullt në të sëmurët kronikë, dhe në rast të vështirësive në frymëmarrje, rekomandohet që qytetarët të kontaktojnë menjëherë mjekun e tyre të familjes. Në të njëjtën kohë, rekomandohet të shmangni praktikimin e aktivitetit fizik në të hapur, dhe kur lëvizni, të jeni veçanërisht të kujdesshëm në sipërfaqe të rrëshqitshme”, rekomandojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Komisioni në Ministrinë e Shëndetësisë monitoron vazhdimisht situatën në të gjithë vendin, ndërsa opinioni do të informohet në kohë.