Maqedonia nuk hap kufijtë me Kosovën e vendet tjera fqinje, nëse nuk ka ndryshim

Advertisment

Me rritjen e infektimeve me koronavirus, Maqedonia e Veriut nuk pritet të hap kufijtë pa test PRC.

Burime të afërta me Ministrinë e Shëndetësisë bëjnë të ditur për INA se trendi i rritjes së rasteve do të pamundësoj hapjen e kufijve me vendet fqinje, si Kosova, Serbia e vendet tjera.

Reklame

Dy ditët e fundit rastet e infektimeve kanë shkuar mbi 200 raste në ditë.

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë të ndarë sa i pêrket heqjes së testeve PCR për koronavirus.

Javën tjetër pritet të ketë një vendim të përbashkët nga vendet e rajonit, gjegjësisht nga ministritë e shëndetêsisë.

Ministri Venko Filipçe theksoi se vendimi i përbashkët duhet të funksionojë bashkërisht me shkëmbimin e informacioneve për pasqyrën epidemiologjike nga secili vend i rajonit.

Por ai nuk ka bërë të qartë se a do të hapet kufiri pa teste PCR. Por nga ana tjetër ministrat nga radhët e BDI insistojnë hapjen e kufijve sidomos me Kosovën. (INA)