Maqedonia nuk i hap kufijtë. Filipçe: Nuk është e drejtë t’i hapim dyert për fqinjët tanë me këto numra të të infektuarve

Edhe pse shtetet tona fqinje i kanë zbutur masat preventive ndaj Covid-19 dhe i kanë hapur kufijtë, të njëjtën nuk e ka ndërmend ta bëj edhe Maqedonia e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se është në kontakt me krerët e shteteve fqinje por nuk mund të hapen pikat tona kufitare. Filipçe vlerëson se nuk është e drejtë që me këtë numër të madh të të infektuarve me Covid-19 të hapim dyert për fqinjët tanë.