Maqedonia po ‘k allet’, Sllovenia po mbushet me borë

Advertisment

Ndërsa një pjesë e Ballkanit po vlon nga i nxehti afrikan, në Slloveni ka nisur të bie borë.

Reshjet e borës kanë zbardhur sot Kredarica, një majë mali në Alpet sllovene.

Reklame

Sipas mediave sllovene, reshjet e fundit vijnë për shkak të zhvendosjes së lëvizjes frontale dhe depërtimit të ajrit të ftohtë nga veriu i Evropës.