Maqedonia qe pesë muaj me Koronavirus: 9.934 njerëz u infektuan, prej tyre 460 kanë humbur jetën

Advertisment

Saktësisht pesë muaj pasi rasti i parë i KOVID-19 u regjistrua në vend – më 26 shkurt te një grua që ka udhëtuar nga Italia, virusi i rrezikshëm deri tani është konfirmuar te 9934 njerëz. Nga këto, 5,357 janë shëruar, 4,117 janë të sëmurë aktiv dhe 460 pacientë vdiqën.

Këtë muaj ishin rekordi i rasteve negative të të infektuarve dhe të vdekurve që nga fillimi i epidemisë. Numri i diagnostikimeve të reja në 24 orë dy herë tejkaloi 200 – më 10 korrik ishte 205 dhe më 18 korrik – 241. Më 2 korrik, 15 pacientë vdiqën – numri më i lartë në një ditë.

Reklame

Gjithsej 9934 raste janë pozitiv në koronavirus në përfundim me ditën e djeshme, kurse deri më tani janë bërë 94 092 testime. Në bilancin e përgjithshëm janë edhe 137 raste e reja nga 1542 teste. Gjashtëdhjetë prej tyre janë në Shkup, 16 në Shtip, 13 në Kumanovë, 11 në Gostivar, shtatë në Tetovë, nga pesë në Kërçovë, Dibër dhe Manastir, tre në Prilep, Veles dhe Sveti Nikollë dhe nga një rast i ri në Strugë, Ohër, Koçani, Probishtip, Demir Hisar dhe Vinicë.

Nga 460 të vdekur janë edhe nëntë pacientë për të cilët u kumtua dje (pas 24 orëve të kaluara) – tre nga Shkupi, nga dy në Kumanovë dhe Gostivar dhe nga një pacientë nga Shtipi dhe Struga.

Instituti për shëndet publik dje regjistroi 103 pacientë të shëruar: Shkup – 53, Strumicë – 11, Resnjë – 9, Tetovë – 7, Prilep – 6, Veles – 5, tre të shëruar nga Kërçova dhe Dibra, dy nga Manastiri dhe nga një nga Shtipi, Kavadari, Strumica dhe Krusheva.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 94.092 testime për Kovid-19.Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 9934, numri i pacientëve të shëruar është 5357, i të vdekurve 460, ndërsa për momentin raste aktive janë 4117.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Fejsbuk publikoi se përqindja e personave të sëmurë të hospitalizuar nga Kovid-19 gjatë dy javëve të fundit është ulur për pothuajse dy pikë procentuale.

“Gjatë dy javëve të fundit, edhe përkundër rritjes së vogël të rasteve aktive me Kovid-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie për pothuajse dy për qind, përkatësisht prej 11,5 për qind më 15 korrik në 9,7 për qind më 23 korrik”, thekson Filipçe.

Ai thekson se në vazhdimësi, përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive nuk tejkalon më shumë se 12 për qind.

“T’i respektojmë masat, të mbrojmë veten, punonjësit shëndetësorë dhe ta mbajmë sistemin tonë shëndetësor stabil”, porositi ministri Filipçe në Fejsbuk./MIA