Maqedonia po shëndrohet në vatër të koronavirusit në Europë.

Sipas analizave të kryera nga Instituti Johns Hopkins, Maqedonia është e ranguar në vendin e dytë në Europë sipas numrit të të infektuarve në 100 000 banorë, informon portali “tetova1.com”.

Të dhënat janë marë nga numri i të infektuarve në periudhën 12 deri me 26 qershorë.
Maqedonia ka 98 të infektuar në 100 000 banorë dhe është e dyta pas Suedisë së ka 151 banorë në 100 000 banorë.

Pas Maqedonisë rangohet Kosova me 47 të infektuar, Portugalia 45, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria etj. /tetova1/