Maqedonia regjistron 2.071 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 6.010 teste të kryera janë regjistruar 2.071 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 1.047 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga MSh shtojnë se 275 raste paraqesin riinfektime. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.450 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 9 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 2 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën 5.01.2022 – 20.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.