Maqedonia shteti i gjobave, 14 mijë për më pak se një muaj

Advertisment

Sipas MPB-së, për më pak se një muaj janë shqiptuar mbi 14 mijë gjoba për shkelje në trafik. Ndërkohë, mijëra gjoba janë shqiptuar edhe për mosmbajtjen e gjobave. Me këtë buxheti po mbushet me miliona euro.

“Dënohen të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, posaçërisht ato që janë arsyeja më e shpeshtë që aksidentet të jenë me pasojë të rënda. Deri tani, për më pak se një muaj që kur filluan kontrollet e përforcuara janë shqiptuar mbi 14.000 dënime, dhe kryesisht janë për tejkalim shpejtësie, për mosregjistrim të automjeteve dhe po ashtu gjobiten edhe motoçiklistët që nuk respektojnë rregullat”, theksoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Reklame

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

Gjatë ditës së djedhme vetëm për një orë në aksionin kontrollues në Koçani dhe Vinicë janë shqiptuar mbi 80 gjoba. Ndërsa për mosmbajtje të maskave për 24 orë janë shqiptuar gati 1 mijë gjoba.