Maqedonia shtrenjton rrymën, derisa shtetet tjera e ulin dhe falin borxhe

Advertisment

Pasi që Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) dje theksoi se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në kohë pandemie, kanë filluar reagimet e menjëhershme.

Reagimet e ndryshme janë se vendi po rrit çmimin e energjisë elektrike, në kushte tejet të rënda që gjendjet dhe kur vendet e tjera evropiane ulin çmimin dhe falin borxhet, për shkak të goditjes që shkaktoi pandemia me koronavirusin, përcjell INA.

Reklame

Branimir Jovanovic, ish-këshilltari i ministrit të kaluar të financave, Dragan Tevdovski ka thënë se ky vendim është skandaloz, pasi që Maqedonia po rrit çmimin e energjisë për 7.4%, ndërsa ka shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë. Sipas tij, në shumë shtete evropiane, për shkak të pandemisë janë shlyer faturat e fundit apo janë ulur çmimet.

“Spanja gjatë kohës së zgjatjes së krizës me pandeminë ka siguruar qasje të garantuar me energji, ujë dhe gaz për të varfërit, edhe nëse nuk kanë qenë në gjendje për ti paguar faturat.

Italia ka anuluar faturat për rrymë, gas, ujë dhe mbeturina për 2 muaj.

Belgjika i ka dhënë amvisërive nga 100 euro për faturat për ujë dhe 75 euro për faturat për gas.

Sllovenia ka ulur çmimin e energjisë për amvisëritë dhe firmat e vogla, edhe ate për 20%.

Qiproja e ka zvogëluar çmimin e energjisë elektrike për 10% për tre muajt e fundit. Ndërsa vetëm Maqedonia ka rritur çmimin për 7.4%, edhe pse ka papunësinë dhe varfërinë më të madhe në Evropë”, ka shkruar Jovanovic. (INA)